Asambleja e Partisë Socialiste e Shqipërisë ka vendosur një sërë ndryshimesh në drejtimin politik në qarqe dhe në strukturat e saj në Tiranë.
Sipas vendimeve të marra, Eduard Shalsi largohet nga drejtimi politik i Kukësit dhe do të angazhohet në një njësi në Tiranë. Ndërkohë, Damian Gjiknuri do të marrë drejtimin e një njësie po në kryeqytet.
Po ashtu, tre figura të njohura të PS-së, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe, janë caktuar në Njësinë Nr. 5 në Tiranë.
Një tjetër emër i rëndësishëm, Elisa Spiropali, do të drejtojë gjithashtu një njësi në Tiranë.
Ndryshime të drejtuesit politik në qarqe:
Eduard Shalsi largohet nga Kukësi dhe shkon në një Njësi në Tiranë.
Damian Gjiknurit i jepet nje Njësi në Tiranë.
Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe shkojnë te Njësia 5 në Tiranë.
Elisa Spiropalit i jepet gjithashtu një Njësi në Tiranë.
Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka do të drejtojnë Njësinë 9 në kryeqytet.
