Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Llabani ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtim mjekësor.
Në ambientet e spitalit ndodhet edhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose.
Edmond Llabani u emërua në detyrën e drejtorit të komanduar të burgut të Durrësit katër ditë më parë.
