Banka Botërore vlerësoi ecurinë e procesit të qeverisjes vendore duke e cilësuar atë si kontribues kryesor, në reduktimin e burokracive, korrupsionit dhe lehtësuar ndërveprimin e qytetarëve me institucionet e ndryshme.
Emanuel Salinas, përfaqësues i Bankës Botërore në Tiranë gjatë një konference më kryeministrin Edi Rama u shpreh “puna që po bëjmë për kontributin e qeverisjes elektronike në Shqipëri ka dhënë efekte dhe mundësi për uljen e ryshfeteve kur njerëzit shkojnë në zyrat e shtetit të marrin dokumentet që iu duhen”.
Sipas tij, Shqipëria ka arsye për të qenë krenare për rezultatet e arritura në fushën e qeverisjes digjitale.
“Kjo është një mënyrë produktive për të trajtuar këto çështje si korrupsioni, sepse në radhë të parë përkthehet edhe në ulje të mundësive për korrupsion, edhe në kursim mjaft të rëndësishëm për personat që ndërveprojnë me autoritetet apo agjencitë.
Kjo për ne është një gjë e prekshme apo reale.
Ne e shohim si një gjë të rëndësishme. Kemi një fillim dhe një trend shumë të mirë me potencialin për të shkuar përpara”, tha Salinas.