Me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Geraldo Durdaj.
Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë Jonida Baçi e shkarkuar pak muaj më parë.
Kujtojmë se Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.
Jonida Baçi u shkarkua pak kohë më parë si drejtuese e Agjencisë së Trajtimit të Pronave si e përfshirë ne dy skema korruptive me ish pronaret.
https://www.facebook.com/blueledED/