if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Thaci rama 1024x571

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.”

Reagimi i Ramës është i drejtpërdrejtë: “Shumë e vërtetë Komandant! Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare!”

Ky koment vjen në një moment kur Thaçi ndodhet në fazën e mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj tij në Hagë, i akuzuar për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.

Kujtojmë se në intervistën e tij të rrallë nga qelia, Thaçi tha për Ramën se ai po bën “historinë evropaine të shqiptarëve”.

Shqipëria! Pas tri dekadash me ngritjet dhe rëniet e veta, Shqipëria po e përmbyll në mënyrë mbresëlënëse tranzicionin demokratik. Sot, Shqipëria është një vend i respektuar dhe i besueshëm nga bashkësia ndërkombëtare. Është nder kur shihje Shqipërinë të udhëhiqte takimet e Këshillit të Sigurimit, me agjendë të koordinuar me SHBA-të dhe fuqitë tjera perëndimore. Shqipëria e zhveshi para botës agresionin rus në Ukrainë. Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim. Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve“, është shprehur ish-Presidenti i Kosovës.

Thaçi foli për sfidat personale dhe privimin e lirisë gjatë qëndrimit të tij në Hagë. Ai e përshkroi situatën e tij si një “peshk pa ujë”, duke theksuar se përkundër kushteve të vështira, “shpirtin ia merr vetëm ai që ia ka dhënë“.

Ai shprehu bindjen se populli i Kosovës mbetet i lirë përjetësisht dhe theksoi rëndësinë jetike të mbështetjes ndërkombëtare, veçanërisht atë të SHBA-ve, në rrugën drejt pavarësisë dhe përparimit të vendit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights