Image 211 1024x683

Bëhuni gati për “Hënën e Përgjakur”, një fenomen që do bëjë të shohim një eklips të plotë hënor. Pritet që Hëna të marrë ngjyrë të kuqërremtë në orët e para të së Premtes (14 Mars).

Hëna mbresëlënëse do të duket në Amerikën Veriore e Jugore, pjesë të Afrikës, Paqësorit dhe Evropës.

Sipas NASA-s, sapo të fillojë eklipsi, Hëna do të fillojë të lëvizë nëpër hijen e Tokës të Enjten në orën 23:57.

Megjithatë, “ngjyrosja” graduale e saj nuk do të jetë e dukshme deri në orën 01:09 të mëngjesit të së Premtes.

Hëna do të jetë “skuqur” totalisht rreth orës 02:26 të mëngjesit deri në 03:31 të mëngjesit. Pritet që rreth orës 06:00 të mëngjesit ky eklips të përfundojë.

Teksa Hëna rrotullohet rreth Tokës dhe Toka rreth Diellit, 3 trupat qiellorë i zënë në mënyrë periodike pamjen njëri-tjetrit.

Fenomeni quhet ndryshe edhe “Hëna e Krimbit”, emër i vënë nga fiset vendase të Amerikës, pasi në këtë periudhë toka fillon të ngrohet dhe shfaqen krimbat.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights