Gjkko spak 770x433

Seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “5D”, në të cilën janë të përfshirë ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, është shtyrë për në datën 7 mars, ora 11:00.

Arsyeja e shtyrjes vjen për shkak të mungesës së njërës prej anëtareve të trupës gjykuese.

Seanca e radhës u la në datë 7 mars, ora 11:00.

Për gjykim janë të pandehurit Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zana, Albano Janku, Nestor Muhametllari.

Në një njoftim për mediat, SPAK sqaroi se nga veprimet hetimore janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, kanë qënë pronarë “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Të pandehurit e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore.

Po ashtu Gjykata ka vendosi sekuestrimin e pasurive të “5D Konstruksion” dhe të tjera me vlerë totale prej rreth 334 milionë lekësh. SPAK ka ngritur akuza për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash ndaj Redi Mollës, Mariglen Qatos, dhe disa personave të tjerë, si dhe ndaj vetë shoqërisë “5D Konstruksion”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights