Kreu i sapozgjedhur i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka dhënë vetë në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet, në marrëdhënie intime në zyrën e tij të punës në bashkinë e Kukësit. Në statusin e tij në FaceBook, Gjici shkruan se ky është një kurth i përgatitur nga kundërshtarët e tij politike që nuk e mposhtën dot në zgjedhjet e 14 majit.
“Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve. Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi.”
Në reagimin e tij, Gjici pranon se me vajzën që shfaqet në video ka një marëdhenie intime prej disa kohësh
Menjëherë pas publikimit të pamjeve ne rrjete sociale, Prokuroria e posaçme ka regjistruar hetime kryesisht. Pritet që Safet Gjici të merret në pyetje dhe të japë sqarime në prokurori. Po kështu do të verifikohet nëse vajza qe shfaqet ne video eshte punonjëse e bashkise se Kukesit.
Nëse rezulton punonjëse e këtij institucioni, nuk përjashtohet mundësia që ndaj Gjicit të ngrihet edhe akuza “Kryerja e mardhënieve sekuesale ose homoseksuale duke shpërdoruar marëdheniet e varësisë ose detyrës”