1739134233 donaldtrump

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk e përjashton mundësinë që të zhvendosen drejt Shqipërisë, palestinezët e larguar nga Gaza. Gjatë një konference të përbashkët për mediat me mbretin e Jordanisë, Trump u pyet nëse po merren në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit dhe Jordanisë, duke sjell në vëmendje mundësinë që palestinezët të zhvendosen në Shqipëri apo Indonezi.

Presidenti amerikan, Donald Trump e konfirmoi diçka të tillë duke shtuar se ka vende të tjera të cilat duan të përfshihen, ka një sens dëshire për të ndihmuar palestinezët. Ka shumë vende të mira, njerëz që drejtojnë këto vende me zemra të mëdha.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka mohuar raportimet e mediave izraelite ku thuhet se qeveria shqiptare kishte diskutuar me administratën amerikane mundësinë e pranimit të 100 mijë palestinezëve nga Gaza.

“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për shumë kohë dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Absolutisht nuk është e vërtetë”, deklaroi kryeminsitri Edi Rama në platformën X.

Kryeministir shprehu respektin dhe solidaritetin e plotë për popullin e Gazës, por sqaroi se Shqipërisë nuk i është kërkuar nga askush që të pranonte refugjatë dhe se Tirana zyrtare as nuk mund të konsiderojë marrjen e ndonjë përgjegjësie të tillë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights