640 0 1736855886x800 0 1733825912xnuredindumani 946 869

Po mbahet edhe këtë të martë seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, në Gjykatën e Posaçme. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve ndërsa është përfshirë dhe në një debat me një nga të pandehurit, Enver Divën.

Bëhet me dije se në teksa ishte duke ju përgjigjur pyetjeve të avokatit Dumani ka shpërthyer në kërcënime, teksa ka deklaruar “do t’ua ha hallvën të gjithve”.

“Do t’ua haj unë hallvën të gjithëve, nuk mund të ma hani hallvën ju mua” është shprehur Dumani. Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur në po të njëjtën formë i pandehuri tjetër Enver Diva.

Do ta shohim kush ia han hallvën njëri-tjetrit, pse rren?”,– ka deklaruar Diva.

Pjesë nga biseda mes palëve:

Avokati Ilia: Në çrrethana jeni njohur me Agron Qolin?

Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës. Kemi pasur marrëdhënie shume të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohë unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai iahte teknik ndërtimi.

Avokati: Me kë punonte aty?

Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.

Avokati: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?

Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kebë punuar bashkë.

Avokati: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?

Dumani: Po patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.

Avokati: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.

Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.

Avokati Ilia: A ka pasur njohje Agron Qoli me Festim Qolajn?

Dumani: Nuk e di.

Avokati: Nga njihej Agron Qoli dhe Enea Prifti.

Dumani: Lidhja e tyre ishte Festim Qoli.…..

Dumani: Nuk vdes unë. Pa ju ngrënë hallvën të gjithëve nuk ma hani mua.

I pandehuri Enver Diva nga kafazi: Do e shohim ne se kush ja ha hallvën njëri tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights