Ish-kryeministri
Sali Berisha deklaroi  në seancën parlamentare se si mund të rriten rrogat e mësuesve,
policëve, ushtarakëve etj.


Ai e cilësoi
akt të turpshëm dyfishimin e rrogave për zyrtarët e lartë, teksa tha se pagat e
tjera në raport me inflacionin zbriten me 1%.

Berisha e
nisi fjalën e tij me rezultatin e zgjedhjeve, duke përsëritur akuzat ndaj
kryeministrit Edi Rama.

Farsa elektorale 14 maj 2023 do hyjë
në histori si faqja më e zezë në Europë pas rënies së perdes së hekurt. Në këtë
farsë e cila pati si fitimtarë narkoshtetin dhe kartelet e drogës narkoqeveria
e Edi Ramës për herë të parë në 32 vite përdori zarfin elektoral me 50 mijë
lekë për çdo pensionist 683 mijë gjithsej sikundër shpalli dhe realizoi rritje
rrogash në mes të fushatës me qëllim blerjen e votës.

Sipas tij,
Edi Rama ia doli të angazhojë të gjitha bandat në Shqipëri, t’i angazhojë ndaj
qytetarëve, të shpërndajë qindra miliona euro me të cilat rrëzoi përtokë
monedhën europiane.

“Ky parlament qëndron mbi krimin çdo
ditë që pajtohet me një situatë të tillë. jam këtu për të dënuar me ashpërsinë
më të madhe këtë farsë të turpshme zgjedhore.

Për t’iu bërë thirrje shqiptarëve të
marrin në dorë fatin e lirive tona. për t’u përulur para atyre 500 mijë burrave
dhe grave që nuk pranuan të shiten e trysnohen.

Keni sjellë këtu një ligj të cilin
pavarësisht kundërshtive do kisha dashur ta votoja sepse kam qenë jam dhe do
jem gjithnjë për rritjen e rrogave e pensioneve. Kam bindjen më të thellë se
vetëm me gjysmën e atyre që vidhni çdo ditë do i dyfishonit të rrogat. Por nuk
e votoj sepse institucionet e pavarura se ndërsa ju dyfishoni rrogat e
zyrtarëve të lartë, zbrisni me 1% në raport me inflacionin rrogat e mësuesve,
të policëve, të ushtarakëve, përveç gardës e cila rritet me 3-4%. Kryeni një
akt të turpshëm! Për vete rrisni rrogat, për të tjerët bëni një indeksim.
Indeksim me inflacionin 1-vjeçar nga 2022 në 2023”,
deklaroi Berisha.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights