Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, pak orë para protestës për inceneratorin e Tiranës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në orën 18:00.

 

Ai tha se protesta do të pasohet edhe nga të tjera në vijim, por se nis pikërisht me inceneratorin e Tiranës, pasi sipas tij aty skena e krimit është flagrante.

Ai tha se do jetë një protestë paqësore, por dhe konkrete, ndërsa shtoi se protestuesit do të jenë të udhëzuar nga ekipet e organizimin të tubimit.

“Do të jetë një protestë e parë që do vijohet edhe nga të tjera. E fillojmë tek inceneratorët e Tiranës se skena e krimit aty është më flagrante. Do jetë paqësore, qytetare, por edhe shumë konkrete.

Protestuesit do të jenë të udhëzuar nga ekipet e organizimin e protestës. Nuk mund të jemi një vend që të mposhtemi nga frika dhe mafia në pushtet”, tha ai.

Është sot koha për të ekzekutuar frikën që mafia kërkon të mbjellë kudo në vendin tonë, shoqërinë tonë dhe në të gjithë familjet shqiptare në mënyrë që ato të pajtohen me heshtjen, me vjedhjen, të pranojnë poshtërimin, grabitjen vetëm për shkak të frikës.

Ne nuk mund të jemi një vend, i cili të mposhtet nga dhuna, nga mafia në pushtet.

Ky fenomen ka ndodhur dhe në Zimbabve dhe Zimbave ka marrë masa më të forta se sa ne që jemi një vend anëtar i NATO-s dhe që duhet të kishim hyrë me kohë në BE”

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights