214 milionë euro shpenzoi Man.United gjatë kësaj merkatoje vere, një shifër jashtëzakonisht e madhe, për me tepër që këtë shifër e shpenzuan vetëm për 6 lojtarë.

“Djajtë e kuq” ishin klubi i dytë që shpenzoi më shumë në Evropë, vetëm për Antony shpenzuan 100 milionë euro, lojtari më i shtrenjtë në këtë merkato.

Pavarësisht këtyre shifrave, drejtuesit e klubit aq që kanë ndërmend të ndalen, sipas The Sun:

Ten Hag do të ketë në dispozicion edhe 80 milionë euro të tjera për merkaton e janarit. Në këtë paketë dhuratë, nuk përfshihet C.Ronaldo.

Nëse portugezi do të largohet nga “Old Traford” gjatë merkatos së janarit, sipas të gjithë gjasave mund të transferohet te Chelsea, paratë e fituar nga shitja e tij do të përdoren sërish për merkaton e janarit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights