Civilizimi 696x394

Për herë të parë, Kombet e Bashkuara kremtojnë Ditën Ndërkombëtare për Dialog midis Qytetërimeve.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u shpreh me këtë rast se Kombet e Bashkuara ngrihen mbi një bindje themelore se, dialogu është rruga drejt paqes. Ndërsa bota përballet me kriza të shumta zhvillimi, besimi dhe qeverisjeje, njerëzimi qëndron në një udhëkryq historik, duke u përballur me paqëndrueshmëri dhe transformim në rritje.

OKB thotë se, nevoja urgjente për solidaritet, dialog dhe bashkëpunim nuk ka qenë kurrë më evidente. Dialogu midis qytetërimeve mbetet mënyra më efektive për të eliminuar diskriminimin dhe paragjykimin, për të nxitur mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë, për të forcuar marrëdhëniet midis kombeve dhe për të përforcuar solidaritetin global.

Dialogu midis qytetërimeve jo vetëm që nxit ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e vlerave universale të njerëzimit, por gjithashtu promovon bashkëjetesën paqësore të bazuar në respektin reciprok.

Dita Ndërkombëtare e Dialogut midis Qytetërimeve ofron një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për vlerën e diversitetit të qytetërimeve dhe për të promovuar dialogun, respektin reciprok dhe solidaritetin global, duke nxitur një botë më harmonike dhe të ndërlidhur.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights