Image 182 1024x683

Në ambientet e Vatikanit, Romë, për të nderuar dhe promovuar trashëgiminë e çmuar Arbëreshe, në Ditën Kulturore të Arbëreshëve, një nismë e Përfaqësisë Shqiptare pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, mes shumë kryebashkiakësh të zonave ku jetojnë komunitetet kryesore arbëresh në Itali, me konsuj, kolegë e ambasadorë, miq, studiues e personalitete akademike.

Një nder i veçantë të jemi së bashku për të nderuar dhe promovuar trashëgiminë e çmuar Arbëreshe, një ndër dëshmitë më të forta të rezistencës, identitetit dhe kontributit shqiptar në hapësirën europiane.

Me projekte të reja kulturore, si Qendra Kulturore Shqiptare në Itali, dosieri për “Motin e Madh të Arbëreshëve” në UNESCO dhe krijimi i Muzeut Kombëtar Arbëresh, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit po vijon punën për forcimin e urave të kujtesës, bashkëpunimit dhe së ardhmes për të promovuar kulturën shqiptare dhe për të rritur praninë tonë kulturore në arenën ndërkombëtare. Së bashku në këtë mision fisnik, ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë sonë si pjesë e pandarë e identitetit europian.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights