Disa ditë pas
përfundimit te zgjedhjeve Bordi i
Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend.
Çmimi i naftës, është
rriitur me 3 lekë nga 173 lekë/litri do të shitet me 176 lekë/litri.Edhe çmimi
i benzinës ka pësuar rritje, ku nga 173 lekë/litri do shitet me 179 lekë/litri.
Ndërkohë çmimi i gazit ka
mbetur i pandryshueshëm dhe do të vazhdojë të shitet me 63 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të
jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen
ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Transparencës- 26.05. 2023
Vendimet e Bordit të
Transparencës në datë 26 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar
në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e
vendosura janë :
Çmimi i shitjes me
pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176
lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me
pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179
lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me
pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me
shumicë 51 lekë/litër për automjetet.