Stefano Pioli firmosi para pak ditësh me Al Nassr në Arabinë Saudite. Në konferencën për shtyp, trajneri i njohur u pyet se kush është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.
“Mendoj se Cristiano Ronaldo është superior ndaj Lionel Messit, ai numëron më shumë gola sesa ndeshje” – tha Pioli, i cili tani ka në skuadër CR7-tën. Al Nassr synon që këtë sezon të fitojë titullin kampion në Arabi, rivali kryesor është Al Hilal.