Tre shtetas, Xheladin Çokaj, Arnit Çokaj dhe Sefred Çokaj, babai dhe dy djemtë, kanë përfunduar në pranga në Malësinë e Madhe.
Policia bën me dije se këta persona kanë dhunuar dhëndrin e tyre, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup.
Njoftimi:
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:
u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.