Me molotovë dhe fishekzjarrë vijon protesta e sotme e PD-së kundër qeverisë.
Fillimisht molotovët janë hedhur në drejtim të Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe më pas drejt Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë edhe policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.
Një automjet i policisë është përfshirë nga flakët si shak i molotovit, ndërkohë që një efektiv shihet se po mundohet të shuajë zjarrin.
