Dhoma e përfaqësuesve në SHBA i dha dritën jeshile një planit të ri propozuar nga Kryetari Mike Johnson, duke shmangur kështu mbylljen e pjesshme të qeverisë vetëm pak orë përpara skadimit të afatit. Planit ani kalon për votim në Senat dhe më pas duhet të firmoset nga Presidenti Joe Biden për t’u kthyer në ligj.
Paketa do të financonte përkohësisht operacionet federale dhe ndihmat për fatkeqësitë, por nuk përfshin kërkesën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për një rritje të kufirit të borxhit në vitin 2025. Johnson kishte insistuar se Kongresi do t’i “përmbushte detyrimet” dhe nuk do të lejonte mbylljen e operacioneve federale përpara sezonit të festave të Krishtlindjes. Megjtihatë, fati i planit të tij u duk të ishte i pasigurt pasi Trump përsëriti se një rritje e tavanit të borxhit duhet të ishte pjesë e çdo marrëveshjeje, duke thënë në një postim herët në mëngjes se nëse kjo nuk ndodhte le të “fillojnë tani” mbylljet. Projektligji u miratua me 366 vota pro dhe 34 kundër.
Jemi entuziastë me këtë rezultat. Edhe president ii zgjedhur Trump është i kënaqur. Nuk do të kemi një mbyllje të qeverisë.
Kjo ishte përpjekja e tretë nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, për të plotësuar një nga detyrimet bazë të qeverisë federale – që të vazhdojë të funksionojë. Trump, që ende nuk e ka marrë detyrën, po tregon forcën, por edhe kufijtë e ndikimit të tij ndaj Kongresit, ndërsa ndërhyn nga Mar-a-Lago së bashku me Elon Musk, i cili do të drejtojë Departamentin e ri të administratës së ardhshme për Efikasitetin e Qeverisë.a