Gaza 4 1024x578

Dhjetëra persona janë vrarë teksa po përpiqeshin të merrnin ndihma në Gaza. Sipas dy spotaleve në Gaza, të paktën 25 palestinezë janë vrarë gjatë natës, pranë një mjeti që transportonte miell, si dhe pranë një vendi ku shpërndahej ushqim nga Fondacioni Humanitar i Gazës, raporton BBC-ja.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të drejtuar nga Hamasi, kanë qenë forcat izraelite të cilat hapën zjarr. Po kështu, pretendohet se disa njerëz janë shtypur nga kamionë. Ana izraelite sakaq pretendon se trupat e tyre ushtarake janë qëlluar me armë zjarri, teksa të dyshuarit janë afruar atyre.

Pranë një vendi të GHF në Rafah, janë vrarë të paktën 14 persona të tjerë nga zjarri izraelit, sipas një spital në Khan Younis.

Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte raportet nga Rafah.

GHF tha se më shumë se 43,000 pako ushqimore u shpërndanë në tre qendrat e saj të shpërndarjes në Rafah dhe Gazën qendrore “pa incidente” të mërkurën.

Megjithatë, ka pasur incidente vdekjeprurëse pranë vendeve të GHF pothuajse çdo ditë që kur sistemi i tij i diskutueshëm i ndihmës filloi të funksionojë më 26 maj.

Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se 223 persona ishin vrarë ndërsa përpiqeshin të arrinin në zonat e caktuara për shpërndarjen e ndihmave gjatë dy javëve të fundit, përfshirë 57 të mërkurën.

Kjo nuk është hera e parë që shënohen viktima pranë qendrave të ndihmës. Disa ditë më parë, të paktën 18 palestinezë u vranë nga të shtënat e ushtrisë izraelite pranë një qendre shpërndarjeje të ndihmës humanitare në Gaza, sipas zyrtarëve të spitalit. Incidenti ndodhi në Korridorin Netzarim, pranë një objekti të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF).

Në total, të paktën 23 palestinezë u vranë në sulme të ndryshme izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga mëngjesi i hershëm i 10 qershorit, raportoi WAFA.

Përleshje vdekjeprurëse pranë pikave të shpërndarjes së ndihmave janë raportuar vazhdimisht ditët e fundit.

GHF, një organizatë kontroverse e përfshirë në ndihma humanitare në Gaza, ka akuzuar grupin islamist Hamas për ndërprerje të qëllimshme të shpërndarjes së ushqimit. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur fondacionin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights