Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me tritol që ndodhi në rrugën “Sami Frashëri” në një dyqan në Tiranë.
Bëhet me dije se grupi hetimor ka hapur kamerat e sigurisë, ku edhe është evidentuar se autori ishte me kapuç dhe se është larguar me një makinë tip Golf , ngjyrë të zezë.
Kujtojmë se shpërthimi ndodhi pak pas mesnate në një dyqan parfumesh dhe bizhuterish, ndërkohë që thuhet se i është vendosur lëndë plasëse.
Sakaq duke iu referuar dëshmisë së banorëve të pallatit ku ndodhi ngjarja, shpërthimi ishte shumë i fortë.
“Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe të gjithë dolëm jashtë banesave” thanë banorët
https://www.facebook.com/blueledED/

