Një aksident i rëndë automobilistik është
regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi
të fshatit Cangonj.
regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi
të fshatit Cangonj.
Nga raportimet paraprake, mësohet se një mjet tip
“Benz” është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tip “Volkswagen”, çk ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë
të rrugës.
Tre të plagosur janë transportuar drejt spitalit të
Korçës, teksa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
DVP
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin
rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete.
Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në
spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po
punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
https://www.facebook.com/blueledED/