640 0 1735027419xskene krimi

Një ditë pas krimit të rëndë në Sarandë, ku një grua goditi me sëpatë bashkëshortin e saj teksa ky flinte, 49-vjeçarja Elvira Tahiraj ka pranuar para policisë se ishte autorja e ngjarjes. Ajo ka rrëfyer gjithashtu se kishte tentuar një herë tjetër të vriste burrin e saj, Llazar Tahiraj, megjithatë nuk ka shpjeguar arsyet që e shtynë drejt këtij akti ekstrem.

Sipas burimeve, tragjedia u zbulua nga vajza e çiftit, e cila rreth orës 8 të mëngjesit ka gjetur babain e saj të mbuluar me gjak në shtrat. Pas kësaj, ajo ka kërkuar nënën dhe ka lajmëruar motrën për atë që kishte ndodhur.

Ka dyshime se gruaja mund të vuante nga probleme të shëndetit mendor, megjithëse autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse kjo ka qenë arsyeja kryesore e aktit të saj. Një fqinj i familjes ka deklaruar se 49-vjeçarja kishte qëndruar jashtë derës së banesës për disa orë që nga ora 4 e mëngjesit.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa Elvira Tahiraj pritet të dalë në Gjykatë të enjten për caktimin e masës së sigurisë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka tronditur komunitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights