if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Vau i dejes 1024x564

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Vaun e Dejës mbrëmjen e 4 gushtit. Frrok Lleshaj, 65-vjeçar u ekzekutua në fshatin Paçram, aty ku jetonte.

Paraprakisht, autoritetet dyshojnë se shkak për vrasjen të jetë bërë hakmarrja. Kjo, për shkak të së shkuarës së errët të 65-vjeçarit. Ai ka bërë 25 vite burg për vrasje me dashje dhe ishte liruar vetëm në vitin 2023.

Sipas burimeve në vitet e para të demokracisë, ai ka shtënë me armë ndaj kushëririt të tij, Dodë Lleshaj.

“Pavarësisht dënimit, nuk dihet nëse plaga e kësaj gjakmarrjeje ishte mbyllur apo jo”, raportoi gazetarja.

Sigurisht, kjo është vetëm një nga pistat, pasi po hetohet edhe aktiviteti i tij gjatë këtyre dy viteve. Banorët e zonës tregojnë se ai merrej me bagëti.

Ngjarja ndodhi në një rrugë dytësore të fshatit ku mungojnë kamerat e sigurisë dhe ndriçimi. Ai u qëllua me pistoletë në një arë afër banesës. Për shkak të errësirës nuk ka patur dëshmitarë në vendngjarje.

Prandaj për autoritetet nuk dihet koha e saktë kur është ekzekutuar. Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë gjetur trupin e pajetë që më pas kanë identifikuar viktimën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights