Detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit.
Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.
Pasi ka dalë nga makina, ai ka nisur të debatojë, ndërkohë që ka nxjerrë thikën.
14-vjeçari, në këto kushte, ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur, duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori, në atë moment, e ka goditur me thikë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.
Policia e Korçës ka arrestuar autorin dhe disa persona të tjerë. Mes të prangosurve janë edhe babai dhe xhaxhai i agresorit, të cilët fshehën thikën e krimit.