Kuvendi kosoveee 1024x622

Ka dështuar përsëri, për herë të 41-të, tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në seancën e sotme parlamentare, ku u votua për të ngritur një komision për votimin në mënyrë të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk u gjet një konsensus, pasi vetëm 54 deputetë kanë votuar pro nga 99 që ishin të pranishëm.

“54 deputetë kanë votuar pro, kundër nuk ka asnjë votë, abstenim nuk ka. Ndërpritet për sot seanca. Shihemi më 5 korrik, në orën 11 sërish”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Kjo është seanca e tretë që zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili është interpretuar në mënyra të ndryshme nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera. Që prej 1 majit, partitë si PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe po refuzojnë të propozojnë anëtarë për këtë komision, që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryetarin e ri të parlamentit.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e marrë më 26 qershor, detyron deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit që brenda 30 ditësh të konstituojnë organin ligjvënës. Dy ditët e fundit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një sërë takimesh me shpresën që të dilet nga kjo krizë institucionale, por mesa duket, as sot kjo nuk ka ndodhur.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights