WhatsApp Image 2026 01 13 at 10.53.38 677x450

Aulon Kalaja ka reaguar për padinë që kreu u bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë ndaj tij. Seanca e kësaj të martë ka dështuar sërish, ndërsa Kalaja nënvizon se Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit në këtë seancë, por sipas tij ka dhënë edhe urdhër që edhe avokati i tij mbrojtës të mos ishte në seancë. Edhe pse ka hapur gjyq ‘ndaj meje’ ,- shton Kalaja , Veliaj po i shmanget situatës.

Reagim i plotë:

Megjithëse data 13 janar ishte caktuar nga gjykata si dita ku ne do të fillonim gjyqin në orën 09:30 dhe do e bitisnim, kur të mbaronin të gjitha provat, së bashku me një ekspert IT, që do kujdesej për transmetimin e provave ne sallën e gjyqit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm që nuk u paraqit, por dha urdhër që të mos vijë në seancë as avokati i tij mbrojtës.

E paimagjinueshme se si personi që ka hapur gjyq ndaj meje, nuk vjen të përballet, por i bishtnon drejtësisë!

Ku është morali këtu?! Lëre moralin, po ligji?!

U shpreha para gjykatës që plani ndaj meje është që të qëndroj peng nëpër gjyqe të paktën për dy vite, sepse strategjia është e atillë. Edhe nëse do mbyllet ky gjyq, do hapet një tjetër nga Veliaj, ndaj meje. Unë e di ku e ka hallin Kryetari i Tiranës që është në burg, por unë nuk ia zgjidh dot.

Gjykata caktoi seancën e radhës me 26 janar, ora 13:30 dhe nëse pala paditëse nuk paraqitet, është caktuar një avokate kryesisht qe të mbrojë Veliajn, ndaj meje.

Megjithëse kjo është një padi strategjike për të më mbajtur në presion, unë jam i përkushtuar që t’a trajtoj me seriozitet.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights