Kuvendi i kosoves 1 1024x576

Dita e sotme, 25 qershor 2025, shënon dështimin e tentativës numër 37 për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Deputetët u mblodhën sërish në orën 11:00, për të konstituar Kuvendin. Nuk pati asnjë skenar të ri, krahasuar me seancat e mëparshme.

Arsyeja e dështimit edhe këtë herë vjen për shkak të mosvotimit të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës.

Gjithë këto përpjekje të dështuara, vijnë për faktin se Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga Albulena Haxhiu për pozicionin e kryeparlamentares. Kjo gjë sakaq, nuk aprovohet nga opozita, pasi e cilësojnë Haxhiun figurë përçarëse.

Kështu, Vetëvendosja po tenton që të ndryshojë mënyrën e votimit, nga i hapur në të mbyllur, me synimin për të siguruar mbështetje më të gjerë për Haxhiun. Kjo gjë sakaq, po kundërshtohet plotësisht nga opozita.

Partitë opozitare nga ana tjetër, e pse nuk pranojnë figurën Haxhiu si kryeparlamentare, as votimin në mënyrë të fshehtë, nuk propozojnë as anëtarë për Komisionin për procedurën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights