640 0 1681931913xarjan ndoja ramazan rrajajpg 850

TIRANË- Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Durrësit, Bujar Deliallisi, ka dhënë dëshminë e tij në gjyq, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vitin 2019.

Dëshmitari u pyet nga prokurori Adnan Xholi, nëse aktualisht është i punësuar dhe çfarë posti mban.

Deliallisi thekson se ka marrë pjesë në arrestimin e Ramazan Rrajës, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

“Mund të na thoni jeni i punësuar apo jo”

“Jam zv.drejtor për hetimin e krimeve në Durrës. Kam marrë pjesë në operacionin për arrestimin e Ramazan  Rrajës”

I pyetur nga prokurori se çfarë ka rezultuar gjate operacionit, Deliallisi u shpreh:

“Kemi bërë ndërhyrje në zonën e fushë Krujës. Gjate ndërhyrjes kemi qenë 30 forca hymë brenda, u konstatuan 2 persona të armatosur. Ramazan Rraja dhe një tjetër nuk me kujtohet emri, por ishte në kërkim nga Policia e Elbasanit”

Plaurent Dervishi, i cili akuzohet për organizmin e atentatit ndaj prokurorit Ndoja, iu  drejtua dëshmitarit me fjalët: Kam hall se mos mërzitet visi që ke ardhur ne gjyq!

Në këtë moment, ka ndërhyrë gjykata duke i tërhequr vëmendjen Dervishit.

Ndërkaq, SPAK pretendon se Ramazan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights