Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të dërgojë për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme 11 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë.

1. Z. Hasan Bejaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Demokratike e Shqipërisë”, për Bashkinë Selenicë”;

2. Z. Ilir Aruçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Republikane”, për Bashkinë Shijak”;

3. Z. Ilir Mollaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legaliteit” për Bashkinë Mirditë”;

4. Z. Elis Doçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Shkodër”;

5. Z. Erlin Braçja kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia e Reformave Demokratike Shqiptare për Bashkinë Gramsh”;

6. Z. Gazmir Albrahimi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Divjakë”;

7. Z. Ervin Muharremi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Konservatore”, për Bashkinë Klos”;

8. Z. Ilir Marku, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Republikane Shqiptare ”, për Bashkinë Lushnjë”;

9. Z. Artur Karriqi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë “për Bashkinë Prrenjas”;

10. Z. Ronald Zhezha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Fier”;

11. Z. Gentjan Muça, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike” për Bashkinë Tiranë”.

Në seancën e sotme publike Komisioneri vijoi shqyrtimin administrativ ndaj disa kryetarëve të bashkive dhe personave përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, për shkelje administrative në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi pushimin e procedimit administrativ dhe moskonstatimin e shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9/2020, të Komisionit Rregullator ndaj:

1. Kryetarëve të bashkive Cërrik, Delvinë, Dibër, Fier, Fushë-Arrëz, Gjirokastër, Gramsh, Himarë, Klos, Kamëz, Kurbin, Lezhë, Mat, Memaliaj, Rrogozhinë, Konispol, Patos, Përmet, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Tropojë, Elbasan, Korccë;

2. Drejtorit të Drejtorisë Vendorë të Policisë Tiranë;

3. Përsonit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkitë Elbasan, Lushnjë, Berat, Vorë, Gjirokastër, Dibër, Cërrik, Pogradec, Kuccovë, Kamëz, Himarë, Divjakë, Pukë, Finiq, Konispol, Maliq;

4. Përsonit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;

Gjithashtu, Komisioneri vendosi konstatimin e shkeljes administrative dhe t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative për:

1. Kryetarin e bashkisë Lushnje gjobë në masën 5 000 lekë;

2. Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Lushnjë, gjobë në masën 5 000 lekë;

3. Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Tropojë, gjobë në masën 5 000 lekë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights