if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Vokshi 1024x644

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të shpallë të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në procesin gjyqësor për shpifje të ngritur nga biznesmenia Vilma Nushi.

Padia lidhej me deklaratat e Vokshit në Komisionin Hetimor Parlamentar për Koncesionet në Shëndetësi, ku ajo kishte kritikuar kontratat e check-up-it dhe sterilizimit, duke përmendur shifra të larta financiare dhe lidhje të dyshuara me qeverinë.

Sipas prokurorit të SPAK, deklaratat e Vokshit janë bërë në kuadër të detyrës së saj si deputete dhe nuk përmbajnë elementë të veprës penale të shpifjes. Vokshi ka argumentuar se veprimet e saj kanë qenë në interes publik dhe të mbështetura nga dokumente, raportime mediatike dhe dëshmi të mjekëve.

Pas vendimit, në një prononcim për gazetarët, vetë Vokshi tha se “e vërteta vonon, por nuk harron” dhe theksoi se kjo ishte një betejë e fituar në interes të qytetarëve. Ajo tregoi edhe se çfarë ndodhi në sallën e gjyqit.

“Sqarova edhe njëherë duke vënë në dispozicion dokumentacionin zyrtar të marrë nga unë si deputete, vërtetova që çdo thënie e imja qëndron dhe ka qenë e vërtetë. Zonja Nushi në një moment të caktuar u nervozua pasi përmenda faktin e ditur botërisht që ka qenë sponsore e PS dhe Edi Ramës. U nervozua për këtë fakt. Në fund, gjykata mori vendimin për të më shpallur të pafajshme. Kam kryer detyrën time si deputete, si kryetare e komisionit hetimor. SPAK vërtetoi faktin se Nushi është përsëri nën hetime për shkak të denoncimit që unë kam bërë para 5 viteve”.

Vokshi po ashtu tha se denoncimet e saj do të vijojnë.

“Betejën time do ta vijoj siç e kam bërë deri më tani për 10 vite me radhë. Do të vazhdoj të denoncoj skandalet në shëndetësi. Deri në fund, deri në zbardhjen e koncesionit të check-up dhe sterilizimit, do të depozitoj pranë SPAK dokumente të tjera. E vërteta vonon, por nuk harron. Nëse beteja është për interes publik, në fund të ditës është një betejë e fituar”, tha Vokshi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights