Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës plenare me një minutë heshtje në nderim të viktimave të luftës në Ukrainë, në një vjetorin e agresionit të paprovokuar rus.

Në hapje të seancë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova qëndron fuqishëm krah popullit të Ukrainës.

Konjufca: Nuk kam dyshim që populli i Ukrainës do të fitojë këtë luftë të drejtë

“Me mijëra veta janë vrarë nga makineria policore dhe ushtarake ruse, unë propozoj që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, meqë jemi në një vjetorin e luftës së Ukrainës të agresionit të paprovokuar rus, t’i nderojmë të gjitha viktimat e luftës që e humbën jetën nga ky agresion i Rusisë… U kujtofshin gjithmonë ata që e dhanë jetën për lirinë e Ukrainës, Kosova qëndron fuqishëm krah popullit të Ukrainës, nuk kam kurrfarë dyshimi që populli i Ukrainës do ta fitojë këtë luftë të drejtë”, ka thënë Konjufca.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights