Kapri 1 735x450

Qytetarë të shumtë janë duke u përballur me një tjetër problem për shkak të vendimit të Ministrisë së Brendshme për bllokimin pa afat të qarkullimit me monopatina.

Raste në rritje po raportohen për shoqërime të të miturve nga ana e policisë në Komisariat për shkak se konstatohen duke lëvizur në rrugët e kryeqytetit me monopatina.

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka ngritur me shqetësim zërin për disa raste të ndodhura së fundmi në kryeqytet.

Nënat e disa djemve të mitur i janë drejtuar deputetit Kapri për ndihmë, për shkak se fëmijët e tyre janë shoqëruar në Komisariatin numër 6 në Tiranë, pa praninë e prindit apo psiokologut, duke ngritur kështu alarmin për trajtimin e të rinjve nga ana e forcave të policisë.

Pas shqetësimeve të prindërve deputeti Kapri i është drejtuar me një shkresë zyrtare Agjencisë së Mbikqyrjes Policore për të hetuar sjelljet brutale të efektivëve në raport me të rinjtë.

“Po marr shumë SMS nga nëna që më shkruajnë se policia po u mban fëmijët në komisariate për shkak të monopatinave. Sërish Komisariati nr. 6.
I kam nisur shkresë zyrtare AMP-së.

Ky brutalitet ndaj të miturve duhet të ndalet tani dhe duhet hetuar çdo veprim antiligjor rast pas rasti!Unë do t’i shkoj deri në fund”, shkruan deputeti Kapri.
Ditën e diel, deputeti Kapri ishte në Komisariatin Nr 6 në Tiranë në mbështetje të Matildës dhe Geljonit, pasi Policia e kishte shoqëruar të miturin sepse e kishte pikasur duke lëvizur me monopatinë. Sipas deklarimit të të riut, policia nuk e ka lejuar atë që të lajmërojë prindërit për shoqërimin dhe se më pas në Komisariat nuk ka pasur asnjë psikologe pranë tij.

“Është e papranueshme se si merren të miturit, pa praninë e prindit, sillen në Komisariat dhe i trajtojnë si kriminel për shkak se lëvizin me monpatina”, shprehej deputeti Kapri i cili thekson se shteti ‘nuk provohet me 17-vjeçarë që shkojnë në shkollë, por përballë të fortëve që lëvizin me makina luksi’.
Deputeti Erald Kapri shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes së sjelljes brutale nga Policia me të miturit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights