Image 486 1024x768

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, duke ndryshuar kështu vendimin e Shkallës së Parë.

Ish-prokurori u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për korrupsion në maj të 2022-it. Dënimi iu konvertua me 4 vite shërbim prove, duke çuar në lirimin e Hasës (në 2023-in), i cili gjithashtu u përjashtua për 5 vite nga funksionet publike.

Pas vendimit të sotëm, 18 qershor 2025, Hasa duhet të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit në qeli. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve.

Hasa dyshohet se mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një personi që prokurori kishte nën hetim, duke i pushuar më pas çështjen. Motër e vëlla u gjetën fajtor gjithashtu për korrupsion.

Sali Hasa, shënon edhe rastin e parë kur një prokuror u përball me procesin e vettingut ndërkohë që ndodhej me masë sigurie “arrest me burg”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights