Def 696x464

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, priti në një takim pune Ingrid MacDonald, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Gjatë takimit, u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm mes institucioneve shqiptare dhe OKB-së në mbështetje të pushtetit vendor, me theks të veçantë në forcimin e kapaciteteve të njësive vendore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

Demo vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të avancuar reformat lokale dhe për të arritur prioritetet strategjike të përbashkëta, ndërsa MacDonald theksoi mbështetjen e vazhdueshme të OKB-së në implementimin e projekteve dhe programeve që synojnë përmirësimin e qeverisjes vendore.

Ministri tha se, takimi shërbeu gjithashtu si mundësi për të rikonfirmuar angazhimin për thellimin e partneritetit në projekte konkrete dhe për të diskutuar sfidat dhe prioritetet e ardhshme në nivel lokal.

“Ky takim konsolidon bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare dhe Kombeve të Bashkuara, duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët në të gjithë territorin e vendit”, u shpreh Demo.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights