GJKKO shtyu seancën e parë gjyqësorë ndaj Ardian Hajdarit, anëtarit të KPA, të akuzuar për “deklarim të rremë te pasurisë”.

Hajdari kërkoi përjashtimin e kryesueses së seancës, Atalanta Zeqiraj.

I pa dehuri tha se kishte konstatuar faktin se gjyqtarja kishte miqësi me kallëzuesen e tij, ish-prokuroren Antoneta Sevdari.

“Duke naviguar në internet më dolën para fotot ku shfaqeni ju dhe kallëzuesja ime gjatë procesit tuaj të vetingut në një marrëdhënie të afërt miqësore.

Kam frikë të vijoj procesin e gjykimit, pasi nuk mendoj se do të jeni e paanshme”, u shpreh Hajdari.

Ardian Hajdari është i akuzuar për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights