Kushtetuesja 1024x576

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar më shumë kohë për të marrë një vendim në lidhje me pagat e gjyqtarëve.

Ata do të mblidhen sërish në një tjetër datë.

Kujtojmë se debati për çështjen u “ndez” sidomos pasi dy shoqata gjyqtarësh kërkuan rritje të pagave. Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër duke thënë se pagat e tyre janë më të larta se të gjyqtarëve në Greqi dhe dyfish më tepër se ata në rajon.

Madje, së fundmi, kreu i qeverisë e tha me bindje se sa pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do të rriten për sa kohë ai të jetë kryeministër.

Ai shpreson se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do t’u japë zgjidhjen e drejtë dhe sipas ligjit.

Nga ana tjetr, gjyqtarët kërkojnë që pagat e tyre të indeksohen automatikisht sa herë rriten pagat në sektorë të tjerë shtetërorë, duke e konsideruar këtë si garanci kushtetuese të pavarësisë së gjyqësorit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights