Bardhi

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali se ka shtyrë mbledhjen e Kuvendit për shkak të angazhimeve personale. Ai thekson se, teksa kanë mbetur edhe 3 javë nga punimet e Parlamentit, nuk ka ende asnjë kalendar apo program për shqyrtimin e miratimin në Kuvend të iniciativave të deputetëve për rritjen e pesioneve, minimumin jetik, apo kontrollin e investimeve në Shqipëri.

Ai theksoi se kryeparlamentarja trajton më me prioritet nismat që vijnë nga Këshilli i Ministrave, se projektligjet e propozuara nga deputetët për problematikat që shqetsojnë qytetarët shqiptarë.

“Seanca duhej të mblidhje të enjten. Ju na thatë se kishit angazhim të rëndësishëm në Ukrainë. Por të enjten nuk ishit në Ukrainë, por ishit duke ngrenë drekë në Greqi. Këta na e bënit me dije dhe gjithë deputetëve dhe ta mbyllësh Kuvendin e Shqipërisë e ta trajtoni si shtëpinë tuaj personale, për të ngrënë drekë në Greqi, nuk mbështetet në rregulloren e Kuvendit dhe është arrogancë.

Ne nuk kemi dhënë aprovimin për miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit, sepse ju mbani të kyçur në sirtarin tuaj 60 nisma të deputetëve të Kuvendit, sipas Kushtetutës çdo deputet një nga funksionet e veta kryesore ka të propozojë nisma legjislative.

Ju trajtoni me prioritet çdo nismë që vjen nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që nuk trajtoni asnjë prej projektligjeve të propozuara nga kolegët deputetë, kryesisht deputetëve të opozitës, duke përfshirë, rritjen e pensioneve, minimumin jetik.

Jemi 3 javë nga mbyllja e Kuvendit dhe ne nuk kemi një planifikim në kalendar e program se kur do trajtohen në seancë plenare iniciativat e propozuara nga deputetët.

Minimumi jetik duhet të miratohet brenda kësaj legjislature, kontrolli i investimeve në Shqipëri, rritja e pensioneve, iniciativa në dobi të qytetarëve që duhet të jetë prioritet i punës së Kuvendit”, deklaroi Bardhi.

Nga ana e saj, kryeparlamentarja sqaroi se pjesëmarrja e saj në samitin Ukrainë-Europë Juglindore nuk është bërë problem apo ngërç për mosvijimin e punimeve të Kuvendit. Ajo theksoi se, shkak për shtyrjen, u bë mungesa e deputetëve të Kuvendit.

“Më vjen mirë që më ndiqni hap pas hapi. Po ju informoj se sikurse diskutuam në ,mbledhjen e konferencës së kryetarëve, seanca nga data 12 në 16 nuk u shty për shkak të pjesëmarrjes sime në samitin Ukrainë-Europë Juglindore, por për shkak se shumë deputetë kishin mungesa në aktivitete të tjera”, sqaroi Spiropali.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights