Nxënësi Dardan Spahia nga gjimnazi “Petro Nini Laurasi”, kampion i arteve marciale u kthye nga Lisbona, Portugali, me medaljen e artë në Kampionatin Europian të “Jiu-Jitsu Brasilian”.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro uroi për fitoren nxënësin Spahia duke theksuar se “një tjetër medalje ari vjen në Shqipëri nga nxënësit tanë”.
Kumbaro e cilësoi Dardanin forca e shembullit që kur talenti, pasioni dhe disiplina ecin së bashku, ka vetëm fitues.
Spahia garoi mes sportistëve të Europës në kategorinë U18.
Pak ditë më parë Loris Qose, nxënës i shkollës “7 Marsi” në Cërrik fitoi vendin e parë në matematikë në olimpiadën “Neo Science Olympiad” organizuar në Orlando të SHBA dhe i vendit të tretë në lëndën e kimisë.
