Screenshot 2026 01 08 112339 380x420

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe daljes nga shtrati të lumit Vjosë, rruga “Te Bishti i Malit” në bashkinë Selenicë është aktualisht e bllokuar.

Kryetari i bashkisë së Selelnicës, Nertil Bellaj informoi sot se “prurjet e larta kanë shkaktuar përmbytje në zonë, duke e bërë rrugën të pakalueshme për momentin”.

Bellaj i bëri apel banorëve dhe drejtuesve të automjeteve që të mos përdorin këtë aks rrugor, por të ndjekin rrugët alternative për të udhëtuar drejt Selenicës dhe fshatrave të tjerë.

Ekipet e emergjencës dhe të bashkisë janë në terren dhe po ndjekin situatën nga afër.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights