Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja.

Ish-deputeti Çyrbja u deklarua fajtor dhe dënua me 3 vite burgim për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar ai duhet të vuante 2 vjet burg.

Altin Hajri u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Ahmet Masha u dënua me 2.6 vjet burg.