Mediet raportuan këtë të premte se janë vënë në pranga tre nga 6 personat që janë të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Lezhë.
Arrestimi i tyre është bërë në Angli ndërsa raportohet se zbulimi i vendndodhjes së tyre është bërë nga policia shqiptare, nëpërmjet një oficeri të ndodhur atje.
Pas këtij lajmi, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili shprehu përgëzime për policinë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë.
Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale.
Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë”, u shpreh Çuçi.
Pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se kishte arritur zbardhjen e vrasjes dhe kishte shpallur në kërkim 6 autorë të dyshuar.