Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vendosin kufizime për udhëtarët nga Kina për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit.
Këtë masë e filloi paraprakisht Japonia dhe më pas Italia.
Infeksionet janë përhapur me shpejtësi që kur Pekini lehtësoi kufizimet e tij Covid-19 në vazhdën e protestave masive.
Qendra e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve ka njoftuar se nga 5 janari, udhëtarëve ajrorë që mbërrijnë nga Kina do t’u kërkohet të japin një test negativ të koronavirusit përpara nisjes.
Kjo vlen pavarësisht nga kombësia e udhëtarëve dhe statusi i tyre i vaksinimit. Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se dy ditë.
Testi është gjithashtu i detyrueshëm për udhëtarët nga rajonet speciale administrative të Kinës, Hong Kong dhe Makao.
Kjo kërkesë e re vlen edhe për njerëzit që vijnë nga Kina nëpërmjet një vendi të tretë dhe ata që janë vetëm në tranzit përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vetëm në tre javët e para të dhjetorit, rreth 248 milionë njerëz në Kinë u infektuan me virusin. Shkencëtarët paralajmërojnë se vala e re mund të krijojë variante të reja të cilat më pas do të gjejnë rrugën e tyre drejt vendeve të tjera.
Pas gati tre vitesh masash të rrepta, udhëheqja kineze njoftoi befas përfundimin e politikës së saj anti-Covid më 7 dhjetor.