Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë, duke u kualifikuar në turin e tretë të Conference League. Rrogozhinasit fituan 1-0 ndeshjen e kthimit me bjellorusët e Dinamos së Minskut, pasi më parë kishin triumfuar 2-0 në trasfertë.
Në këtë mënyrë, Egnatia kaloi për herë të parë një tur në kupat e Europës. Tani i pret sfida me kampionët e Sllovenisë, Olimpija Lubjana.
Dinamovitët e Ilir Dajës barazuan 1-1 me Atletic Escaldes, por kjo u mjaftoi të vazhdojnë më tej. Kundërshtari i turit të tretë janë kroatët e Hajdukut të Splitit.
Vllaznia u eliminua pas kohës shtesë në fushën e Vikingur, me islandezët që fituan 4-2.