if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
640 0 1741284033x1739187964 christopherlacivitasaliberisha 734

Në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Chris LaCivita, drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, ka ndarë një video në platformën X ku shfaqet një buf që ha një mi, duke aluduar për polemikën e krijuar nga krahasimi i bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili shpesh e ka cilësuar Sali Berishën si “bufin e kënetës.”

Në postimin e tij, LaCivita shkruan: “Kush është bufi dhe kush është miu”, duke lënë të kuptohet një mesazh ironik për situatën politike. Ndërkohë, Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka deklaruar më parë se bufi është një simbol i mençurisë dhe se nuk ndihet i ofenduar nga ky krahasim.

Fushata elektorale e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit do të nisë këtë të premte në sheshin “Nënë Tereza”. Sipas njoftimit, Sali Berisha do të jetë një nga folësit, dhe Chris LaCivita gjithashtu pritet të ketë një komunikim gjatë hapjes së fushatës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights