if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Boterori i klubeve 2 1024x635

Chelsea ka fituar Botërorin e Klubeve. Londinezët triumfuan pastër me rezultatin 3-0 ndaj Paris Saint-Germain, për të marrë trofeun.

Fitore me dominim nga anglezët, që ishin më kërkues nga fillimi.

Takimi u vendos nga 3 golat e shënuar në pjesën e parë. Palmer shkëlqeu me dopietë në minutat 22 dhe 30, ndërsa asistoi te goli i tretë, i shënuar nga Joao Pedro në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, duke mos prodhuar asnjë gol.

Francezët e mbyllën me 10 lojtarë, pasi Joao Neves u ndëshkua me të kuq në minutën e 84-t, për sjellje anti-sportive ndaj Cucurella-s.

Chelsea e mbyll sezonin me dy trofe të rëndësishëm, si Conference League dhe tani Botërori i Klubeve. Në krahun tjetër, “thyhet” PSG-ja që dukej si një makineri e pandalshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights