WhatsApp Image 2026 03 17 at 19.30.31

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë kryer dje një kontroll në banesën e shtetasit Ylli Zala, i shpallur në kërkim.

Ky i fundit ka arritur t’i shpëtojë një operacioni policor, pavarësisht se ishte lokalizuar nga uniformat blu.

Gjatë kontrollit, në oborrin e banesës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u morën si prova materiale.

Policia ka njoftuar se puna për kapjen e shtetasit Ylli Zalla vijon, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për pasojat ligjore që mund të rrjedhin nga ky rast.

Zalla ishte shpallur në kërkim që prej muajit nëntor, i dyshuar për çështje që lidhen me armëmbajtje pa leje. Sipas burimeve, Policia kishte arritur të zbulonte vendndodhjen e tij në zonën e Zallë, Fushë-Krujë, ku edhe u zhvillua operacioni, por ai mundi të largohej para ndërhyrjes.

Ylli Zalla nuk është emër i panjohur për policinë. 12 vjet më parë është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights