16 deputetë të Partisë Demokratike kanë depozituar sot në Kuvend kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme Plenare.

Partia Demokratike i është drejtuar me një shkresë të firmosur nga 16 deputetë, Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, duke i kërkuar të fusë në rendin e ditës mocion me debat për çështjen zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

“Ditët e fundit opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtësisë Amerikane, dhe media ndërkombëtare, më 21.1.2023 është arrestuar zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhje të ngushta me Presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe për fshehje, manipulim dhe falsifikim të të dhënave për kontakte të papërshtatshme me shtetas të huaj, ku përfshihet kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkëpunëtorë të tij që nuk mbajnë poste zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Në padinë e ngritur ndaj McGonigal pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias (Uashington), renditen një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5 takime të fshehta të zhvilluara mes kryeministrit Rama dhe z. McGonical, në praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar në emër të Edi Rama, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri.Kjo ngjarje e rëndë është bërë publike pas një hetimi të thelluar dy-vjeçar nga zyra e FBI në Los Angeles ndaj dy zyrave të FBI në Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashmë një procesi gjyqësor në gjykatat e këtyre dy shteteve”, thuhet në kërkesën e PD-së.

Po ashtu, në kërkesën e PD-së kërkohet ndryshimi i rendit të ditës dhe futjen në pikën e parë tMocioni me Debat për çështjen e zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

“Duke pasur parasysh se oligarku Oleg Deripaska është i sanksionuar edhe nga Shqipëria, si vend kandidat që zbaton sanksionet e Bashkimit Evropian, rezulton se ai vazhdon të zotërojë biznese të licencuara drejtpërdrejt nga qeveria shqiptare, në shkelje të drejtpërdrejtë të këtij detyrimi politik dhe ligjor. Duke pasur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku kryeministri shqiptar përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cenimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si dhe, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup prej 16 deputetësh kërkon: Ndryshimin e Rendit të Ditës; Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për çështjen e mësipërme.Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare datë 26 janar 2023, ora 11.00, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme”, thuhet në kërkesën e PD-së.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights