Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se votat e pavlefshme brenda vendit janë mbi 55 mijë, ndërsa të votave nga jashtë llogariten mbi 1600. Sot, sipas Celibashit pritet të mbyllet numërimi i votave të diasporës nga Greqia, vetëm për subjektet politike.
“Janë 1 462 352 fletë votimi të gjetura në kuti, janë 1 462 461 fletë numërimi të shënuara në procesverbale që komisionerët e qendrave të votimin kanë përpiluar, ka një diferencë me 109 fletë mes tyre. Mes numrit të zgjedhësve dhe numrit të fletëve të votimit. Jemi duke bërë verifikimet se ku është gabimi në të gjithë territorin. Është i atyre që kanë mbyllur procesverbalin apo të atyre të numëruesit kur kanë hedhur të dhënat.”Nga 1 462 352 fletë votimit të gjendura në kuti, 1 460 833 janë vota vë vlefshme dhe 55 519 janë të pavlefshme. Janë vetëm 9 kuti të parregullta që ka rezultuar nga procesi i vlerësimit, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla, na KZAZ pasi marrjes së kutive në dorëzim. Nga votat e diasporës, deri tani 159 921 vota të vlefshme, ndërsa 1666 vota të pavlefshme deri më tani. Jemi në shqyrtimin e zarfeve të ardhura nga Greqia, besoj do të përfundoj sot dhe më pas do ketë numërimin e votave për kandidatët”, tha Celibashi